Cilat janë punët më të bukura në botë? Të paguhesh për të fjetur gjumë, për t’u kujdesur për një ishull tropikal, të shëtisësh botën në mënyrë që të provosh verën, janë punët që kushdo prej jush do të ëndërronte që t’i bënte – të paktën një herë në jetë.
KUJDESTAR I ISHULLIT TË HAMILTON
Ishulli Hamilton gjendet në Barrierën Koralore të Australisë . Bëhet fjalë për një ishull përrallor, i bukur dhe që kishte nevojë për një kujdestar. Mes 35 mijë kandidatëve, për përkujdesjen e tij është zgjedhur Ben, një 34-vjeçar që ka një kontratë prej 110 mijë dollarë. Puna e tij është që të jetojë në një vilë të bukur me pishinë, pa paguar qira dhe detyra e tij është që të kujdeset për ishullin. Megjithatë, puna e tij kryesor është që të drejtojë një blog që promovon turizmin në ishull: një detyrë vërtetë fantastike.
TESTUES I KREVATEVE LUKSOZE
Një vajzë angleze është përzgjedhur për një punë që të gjithë do ta donin. Praktikisht ajo paguhet për të fjetur. Madje ajo merr një pagë prej 1 mijë euro në natë për të qëndruar në shtretër luksozë, që zakonisht janë vendosur në hotele. Madje vajza duhet të përshkruajë në një blog përvojat e saja të gjumit, për të nxitur të tjerët që të qëndrojnë në atë hotel.
TESTUES I RRËSHQITËSVE NË PISHINA
Keni parë që në resotrte turistike me pishina të mëdha, ka rrëshqitëse uji. Por më parë ato janë testuar për të parë standardet dhe cilësinë. Ka njerëz që udhëtojnë në shumë vende të botës për të provuar rrëshqitëset e ujit.
TESTUES I ESKORTAVE
Ekziston edhe një punë e tillë dhe për këtë paguhet Haime. Më herët ai ka punuar si DJ dhe tashmë ka një punë shumë të pëlqyer. Ai duhet të provojë eskortat që gjendet në shtëpitë publike dhe në fund duhet të vlerësojë lëvizjet e saj, atmosferën që ajo krijon, sensualitetin, ndjeshmërinë, e të tjerë. Haime paguhet nga pronarët e shtëpive publike.
PROVUESIT E VERËRAVE
Kjo është një punë e bërë nga shumica e njerëzve dhe është mjaft e popullarizuar. Por kjo është një punë që sjell rreth 10 mijë euro në muaj dhe detyra e punonjësit është që të shijojë verën në restorante të shumta të botës.
PROVUES I KARAMELEVE DHE ÇOKOLLATAVE
Karamelet dhe ëmbëlsirat në përgjithësi vlerësohen nga përbërja kimike dhe mikrobiologjike, me makineritë që janë vënë në dispozicion. Shija nuk mund të provohet nga teknologjia por nga njerëzit. Për këtë shijuesi i karameleve apo çokollatave e kalon ditën duke i ngrenë ato për të kuptuar nëse kanë apo jo shije të mirë.
KONTROLLUESI I LOJËRAVE ONLINE
Lojërat online janë bërë shumë të famshme në botë, por edhe për këtë ka nevojë për kontrolluese. Kështu që kompanitë paguajnë lojtarë të posaçëm që duhet të qëndrojnë përpara kompjuterit 4 orë në ditë dhe të arrijë rekorde. Për kënaqësinë që ai përfton, do të paguhet.
DREJTORI I MUZEUT TË ARGËTIMIT
Gjëja e çuditshme e kësaj pune është që këtë e bën një fëmijë 6 vjeç në York. Ky fëmijë vizitoi muzeun dhe i shkroi një letër drejtorit ku i kërkonte që të punonte si vlerësues i zonës për fëmijë të muzeut. Çuditërisht drejtori pranoi që ta punësojë, duke e emëruar fëmijë drejtor i argëtimit të muzeut.