Kryeministri Edi Rama tha para familjarëve të viktimave të 21 Janarit se pret që të bëhet drejtësi për këtë çështje.
“Presim drejtësi për 21 janarin. Pak më shumë se prej 1 muaj nga sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do t’i kalojë apo jo SPAK për të hapur hetimin mbi krimin shtetëror, apo do të vazhdojë të ngelet e mbyllur, Zoti e di sa kohë, në barkun e madh të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, pa shtyllë kurrizore.
Këto janë shëmbëlltyra e drejtësisë aktualisht.”, tha ai.