Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, Spartak Braho pyeti sot specialistët mjekësorë për gjendjen psikologjike të Presidentit të vendit pas deklaratave të këtij të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit, duke hedhur dyshime të fortë për ‘një çmenduri’ të tij.
Pikërisht në lidhje me këtë deklaratë të Brahos ka reaguar edhe juristi Romeo Kara. Ai shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale që nuk duhet t’ia lehtësojmë pozitën Metës duke e servirur si të çmendur.
Sipas juristit, të çmendur jemi ne që e mbajmë në qafë prej 30-vitesh Metën dhe shokët e tij.
“Mos lehtesoni poziten e Metes duke e servirur si te cmendur.
Ai ka cmendurine e te ligut, kur nuk i ecen pazari i tij, apo cmendet ne funksion te realizimit te pazarit.
Te cmendur jemi ne, qe mbajme mbi qafat tona prej 30-vitesh nje peshtiresi si ai dhe shoket e tij.”, shkruan Romeo Kara.