Pasditen e së shtunës, kanë përfunduar punimet e ditës së parë të Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF). 250 delegatë të pranishëm në punimet e kësaj asambleje, kanë votuar për të zgjedhur presidentin dhe Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate.
Tirana, qyteti ku ai u rrit dhe u burrërua siç thotë vetë, duket se ka qenë me fat për ish-kampionin olimpik dhe botëror, Pirro Dhima, që ka përfaqësuar Greqinë. Edhe pse ai ishte një midis 12 kandidatëve për postin më të lartë të këtij sporti, ai është zgjedhur si një prej katër zv.presidentëve të Federatës Botërore të Peshëngritjes.
President i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) është zgjedhur ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, irakeni Mohamed Hasan Jalud Al-Shamari, i cili në kuadër të fushatës zgjedhore, para pak kohësh ishte për një vizitë në vendin tonë.