Pekini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vizituar Kinën për të biseduar me presidentin Xi Jinping, në vizitën e tij të parë të huaj që kur ka marrë pushtetin.
Njoftimi konfirmoi spekulimet që kishin nisur pasi një tren i njëjtë me atë që përdorej nga babai i diktatorit u pa të udhëtonte drejt Pekinit.
Xi bisedoi me Kim të Sallën e Madhe të Popullit në Pekin dhe ai dhe gruaja e tij Peng Liyuan organizuan një banket për Kimin dhe gruan e tij Ri Sol Ju.
“Pata bisedime të suksesshme me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy partive dhe dy shteteve, për situatat përkatëse të brendshme, ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Gadishullin Korean, dhe për çështje të tjera” – tha Kimi në banket.
Raportohet se Kim Jong Un u angazhua gjithashtu për denuklearizimin e Koresë së Veriut nëse Shtetet e Bashkuara dhe Jugu shfaqin “vullnet të mirë”, me Kinën që pranoi ta mbështesë fqinjin e saj në rast se tensionet bërthamore shtendosen.
VIDEO/ Vizita hitsorike e Kim Jong Un në Pekin
Kimi e vizitoi Kinën nga e diela deri të mërkurën së bashku me gruan e tij, Ri Sol Ju, bëri të ditur një agjenci koreanojugore, ndërkohë që presidenti Xi ka pranuar gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut.
Udhëtimi i tij vjen disa javë pasi presidenti amerikan Donald Trump pranoi një ftesë për t’u takuar me Kim-in.
Analistët thonë se Kimi ka ndjerë nevojën për t’u këshilluar me aleatin tradicional të vendit të tij në prag të takimit të tij të planifikuar me Trumpin dhe presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.
“Nëse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara i përgjigjen me vullnet të mirë përpjekjeve tona për të krijuar një atmosferë paqeje dhe stabiliteti, dhe marrin me faza masa të sinkronizuara për të arritur paqen, çështja e denuklearizimit të gadishullit mund të zgjidhet”, – tha Kim, sipas përmbledhjes së agjencisë Xinhua lidhur me takimin e tij me Xi.
Foto nga vizita historike e Kim Jong-Un në Kinë
Ndërkohë, gruaja e Kim Jong Unit e mahniti publikun kinez me veshjet e saj tejet moderne teksa shoqëronte udhëheqësin koreanoverior gjatë vizitës së tij suprizë në Kinë gjatë kësaj jave.
Ri Sol Ju, zonja e parë e Koresë së Veriut, u pa me të paktën tre veshje të ndryshme gjatë qëndrimit në Pekin.
Shumë qytetarë kinezë bënë komente në Weibo, një rrejhet social popullor në Kinë, për të vlerësuar paraqitjen e Ri-së. “Ri Sol-ju është vërtetë e bukur dhe e adhurueshme. Mund të them se mund t’i shkonte emri ‘zonja e parë e diplomacisë”, është më e mirë se motra e Kimit”, – shkruante një përdorues.
William Tang Tat Chi, një stilist nga Hong Kongu, tha se veshja e Ri-së ishte e përmbajtur edhe pse jo konsevratore, sikurse raportoi South China Morning Post.