• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kirurgjia koronare mini-invazive në spitalin Shefqet Ndroqi, Rama: Risi për strukturat mjekësore publike!

January 5, 2026
in Sociale

Sistemi shëndetësor publik shqiptar ka shënuar një tjetër hap të avancuar në ofrimin e kirurgjisë moderne koronare për pacientët.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” është realizuar me sukses një ndërhyrje moderne për zëvendësimin e valvulës aortale të dëmtuar, përmes procedurës TAVI, e cila aplikohet për herë të parë në këtë sektor.

Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme pamje nga ndërhyrja e kryer, duke e cilësuar atë një risi të rëndësishme për mjekësinë publike në vend.

“Në Qendrën Spitalore Universitare ‘Shefqet Ndroqi’ është realizuar me sukses ndërhyrja për zëvendësimin e valvulës aortale të dëmtuar, përmes përdorimit të teknikës moderne mini-invazive, një risi për strukturat mjekësore publike”, shkroi Rama.

Ndërhyrja është kryer nga kardiologët Meriton Siqeca dhe Agron Meshi.

Duke shpjeguar procedurën, mjeku Meriton Siqeca theksoi se bëhet fjalë për një teknikë minimalisht invazive, që shmang kirurgjinë e hapur.

“TAVI është një procedurë minimalisht invazive me anë të së cilës bëhet zëvendësimi i një valvule aortale të dëmtuar. Kjo procedurë realizohet me rrugë trans-femorale, pra nga arteria e rrëzës së kofshës dhe janë dy raste që janë realizuar për herë të parë në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Agron Meshi vuri në dukje përfitimet kryesore për pacientët.

“Përfitimet më të mëdha të kësaj procedure janë që pacienti e shmang çarjen e madhe në mes të gjoksit dhe gjaku nuk kalon në qarkullim jashtëtrupor gjatë procedurës”, tha Meshi.

Ai shtoi se kjo teknikë është veçanërisht e rëndësishme për pacientët që nuk mund t’i nënshtrohen kirurgjisë tradicionale për shkak të problemeve shëndetësore shoqëruese.

“TAVI, kjo procedurë që është miniinvazive, i ndihmon shumë këta pacientë që e kanë të pamundur të bëjnë kirurgjinë e hapur. Një nga pacientët tanë kishte probleme me veshkën dhe ishte e pamundur që kardiokirurgët ta realizonin ndërhyrjen. Procedura u krye në qendrën tonë dhe doli me sukses”, shtoi ai.

Edhe pacienti që iu nënshtrua kësaj ndërhyrjeje ndau përvojën e tij, duke theksuar se më parë ishte refuzuar nga mjekë të tjerë.

“Vajta te dy kirurgë, por ata nuk ma morën përsipër sepse e kishin të pamundur që të më bënin operimin për shkak të problemeve me veshkat. Erdha te spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe këta ma kryen ndërhyrjen. Jam shumë mirë dhe kam mbetur shumë i kënaqur nga i gjithë stafi këtu”, u shpreh ai.

Aplikimi i procedurës TAVI në spitalin “Shefqet Ndroqi” konsiderohet një hap i rëndësishëm në zhvillimin e kardiologjisë ndërhyrëse në Shqipëri, duke zgjeruar ndjeshëm mundësitë e trajtimit për pacientët me rrezik të lartë dhe duke rritur standardet e kujdesit shëndetësor publik.

Next Post

Mesazh i fortë i SHBA-ve, Trump: Kjo është Hemisfera jonë! DASH: Nuk do të lejojmë që siguria jonë të kërcënohet!

Pas mjekimit te Trauma, Lapaj vazhdon protestën para Kryeministrisë: Rama ka vjedhur vendin bashkë me kolegët

VIDEO/ Sovranizmi i një hallexhiu, ja qëndrimet qesharake të Berishes mbi veprimet e SHBA…

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved