Pas lajmit dhe videos së publikuar nga gazetari korçarë për tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani, të zhveshur dhe zbathur mes reshjeve të dëborës në të cilën po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë ata më në fund u gjetën dhe u shoqëruan nga Policia Kufitare. Sotjanë akomoduar tek Qëndra e përkohshme në PKK Kapështicë.
Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.
Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.






