Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila u bë e famshme gjatë Kampionatit Botëror ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në Shqipëri.
Në orën 17:00 ajo do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit për të vijuar me një takim kokë më kokë e më pas me takimin dypalësh në krye të dy delegacioneve respektive.
Në orën 18:00, pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë te përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë.
Po ashtu Kitaroviç do të pritet edhe nga Kryeministri Rama dhe Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe do të mbaj një fjalim para deputetëve në seancën e nesërme parlamentare.
Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Presidentja Grabar-Kitaroviç do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lançohet projekti kroat per mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.