Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç,mbajti fjalën e saj në parlamentin shqiptar, ku ka shprehur mirënjohjen për ftesën duke theksuar se shqiptarët janë të respektuar.
“Më besoni, Kroacia nuk harron”, tha nga foltorja e Kuvendit Kitaroviç.
“Mirënjohje për parlamentin që më ka bërë këtë ftesë e më ka dhënë mundësinë t’ju përshëndes me këtë vizitë zyrtare, të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik por edhe me diçka më të fortë: Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, gjatë luftës, shumë shqiptarë u bënë pjesë e forcave kroate dhe luftuan për lirimin e Kroacisë, shumë shqiptarë sakrifikuan jetën për Kroacinë dhe Kroacia më besoni nuk harron.
Shqiptarët janë tërësisht të integruar dhe janë anëtarë të respektuar të shoqërisë kroate. Duke vazhduar dhe kontriburtin e tyre në përforcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kroaci”, u shpreh presidentja kroate duke u ndalur edhe te pakicat shqiptare që jetojnë në Kroaci.
“Mënyra si e duan e respektojnë Kroacinë duke qenë në të njëjtën kohë shqiptarë patriotë është një shembull i përkryer. Nënë Tereza një misionere me origjinë shqiptare ka qenë aktive në 133 vende në gjithë botën përfshirë këtu edhe Kroacinë, ajo u ndikua shumë edhe nga prifti kroat, në Indi punoi gjithashtu me një prif kroat dhe Zagrebi e ka ndëruar me titullin qytetare e nderit”, tha më tej në fjalën e saj Presidentja kroate.