Nuk është ndonjë sekret që nuse e vjehrrë kanë raporte konfliktuale, madje ndonjëherë edhe duke i kaluar të gjitha limitet.
Duhet ta pranojmë që ky fenomen nuk është vetëm shqiptar, megjithatë në vendin tonë, ku familja vazhdon të jetë tradicionale impresionon më shumë publikun.
Historia në “E diela Shqiptare”, ku vjehrra dhe nusja konfliktuohen për një fëmijë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të aktores së njohur shqiptare Rudina Dembacaj, e cila nuk ka qëndruar pa reaguar.
Teksa poston një foto në rrjetet sociale, ku shihet ajo që ndodhi në “TV Klan”, Rudina shkruan përmbi foto, “Vjehrra ideale për ta rrahur 5 herë në ditë”.
Në fakt, në një mendim me të kanë qenë shumë fansa, ndërsa marrëdhënia e Natashës me nusen Eglantina ka revoltuar shumë ndjekës.