11-vjeçarja Kiara Ibraj është një ndër 24 finalistet në Sanremo Junior në Itali.
Në një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News ndau eksperiencën e saj të deritanishme në rrugën drejt këngës.
Kënga e zgjedhur nga Kiara është ‘cover’ i “Never enough” të këngëtares Loren.
“Mami im ka parë njoftimin në rrjetet sociale për regjistrime në Sanremo Junior. Kaluam fazën e parë dhe të dytë, e tani jemi në finale. Fazat e para të pranimit në festival ishin online dhe unë i kalova me sukses.
Kënga e zgjedhur është “Never enough” nga këngëtarja Loren. Kam nisur këngën që në moshë të vogël, rreth 3-4 vjeçe, që kur familja e spikati zërin tim më kanë çuar dhe në kurse kantoje…”, tha 11-vjeçarja.