Lehsi Andi Bushatie si i pafytyrë që është, nuk i ka pëlqyer hapja e dosjeve të 21 Janarit dhe e Gërdecit, duke qënë i shqetësuar për autorin kryesor Sali Berishën, që tentoi t’i groposte këto dosje, me ndihmën e drejtesisë së plepave.
Bushati është pyetur lidhur me çështjen e rihapjes së hetimeve për çcështjen e 21 janarit 2011, teksa ka shpërthyer në studion e emisionit “Open”, duke sulmuar drejtësinë e re të sponsorizuar nga SHBA, si vegël të Ramës, që ka pritur përfundimin e zgjedhjeve, për të shfrytëzuar gjakun e Gërdecit dhe 21 janarin, për të çuar gjak në mbrojtjen e Edi Ramës.
Ky palaço flet përçartë, sepse Edi Rama nuk është i akuzuar dhe nuk përse dhe nga kush të mbrohet kur të akuzuar janë grupi kriminal me në krye Berishën, Bashën, Metën, Mediun dhe lolo i tyre Adriatik Llalla.
Bushati i konsideroi emisionet televizive si të sponsorizuara që të trajtojnë këtë çështje, duke shtuar se e di gjithë Shqipëria që Berisha i vrau katër demostruesit e 21 janarit 2011.
Anal-isti nuk u përmbajt duke i cilësuar hetimet e tanishme pas zgjedhjeve, si “po*dhë me rigon”.
Andi Bushati: Kjo është një hipokrizi e madhe. Sot mund të them që ose është sponsorizuar ose nuk e di, katër emisione në të njetin kohë flasin për viaskën e plumbit.
Unë që atë ditë s’kam pasur asnjë dyshim që vrasësi është Sali Berisha. Këto janë po*dhë me rigon tani. A e thamë e kemi thënë që janë vrasje të shtetit ato. Pas 10 vitesh na thonë përralla këtu.
Duan të dënojnë tani Adriatik Lallën, kujtohen për Gërdecin e Fatmir Mediut, kujtohen për 21 Janarin, kujtohet Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë 30 qershorin, kujtohen edhe të shqyrtojë legjitimitetin e Gent Cakaj.
Vetëm një debil nuk e kupton që kjo është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve për të hapur këto çështje.
Kjo është drejtësi që shfrytëzon gjakun e Gërdecit dhe 21 janarin për të çuar gjak në mbrojtjen e Edi Ramës.
Disa çapaçulë u kujtuan pasi vodhi Rama zgjedhjet të hapë çështjet e mëdha.
Drejtësia po të dojë le të punojë. Këta bilbila që flasin sot për plumbat, para 10 vitesh nuk guxonin të flisnin.
Nuk ka shqiptar që nuk e di kush e ka bërë Gërdecin apo 21 Janarin.