Prej vitit 1944, godina e ngulitur në memorien e qytetarëve të Tiranës si një institucion shtetëror ka ndërruar disa herë herë destinacion. Ajo ka shërbyer fillimisht si Prefekturë, më pas si Prokurori e Përgjithshme dhe para se të kthehej në gjykatë, ka strehuar për disa vite Ministrinë e Mjedisit.
Megjithatë, një vendim i vitit 1995 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, KKKP në Bashkinë e Tiranës që drejtohej nga ushtari i Saliut të parë, Sali Kelmendi, hapi rrugën tjetërsimit të pronësisë së saj permes vendimeve gjyqësore të kontestuara.
Dokumentet e hershme të pronësisë tregojnë se para vitit 1944, prona ndahej gjysmë për gjysmë mes Omer Fortuzit dhe dy shtetasve italianë, Xhuzepe dhe Rafaele Staccioli.
Në vendimin e vitit 1995, KKKP ka njohur si pronarë të godinës dhe truallit mbi të cilin ajo është ngritur Fortuzin me ½ dhe italianët me ½.
Interesat e shtetit shqiptar mbi godinën dhe truallin mbi të cilin ajo ngrihet me vendimin e parë,të miratuar më pas edhe nga të gjitha shkallët e gjyqësorit ishte i kundraligjshëm.
KKKP e Bashkisë s¨Sali Kelmendit nuk mori parasysh Traktatin e Paqes me Italinë, që trajton edhe pronat e shtetasve italianë, ndaj shteti akuzoi gjykatat për “keqinterpretim të fakteve”.
“Ish KKK Pronave pranë Bashkisë Tiranë, duhet të kishte trajtuar në vendimin e saj pjesën që i takonte ish pronarit Omer Fortuzi për ½ pjesë dhe për Shtetin Shqiptar për ½ pjesë dhe jo siç ka trajtuar duke iu kthyer shtetasve të huaj…”
Në bazë të marrëveshjes së Traktatit të paqes, kjo pronësi i kihste kaluar shtetit Shqiptar dhe pronar i saj ishte shteti shqiptar
Kjo pronë sot zotërohet në 4/5 e saj nga Zanmir Hasa, emigrant në Greqi dhe trashëgimtar i bashkëshortes së Omer Fortuzit dhe 1/5 nga Florenc Kola.
Edhe pse rezident në Greqi, Zanmir Hasa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Trashëgimtar i Alije Fortuzit me vendim të gjykatës greke dhe asaj shqiptare, emri i tij u lakua edhe në çështjen e ish-hotel Vollgës në Durrës, e cila po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Florenc Kola, i cili zotëron sot 1/5 e pronës është bashkëshorti i avokates Flutura Kola, pronare e studios ligjore “Kola & Associates”.
“Kola& Associates” ishte një ndër studio ligjore më të lakuara në Tiranë në vitet 2007-2008 për shkak se zotërohej nga Flutura Kola dhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi.
Kalvari i proceseve gjyqësore daton prej marsit të vitit 2004, kur Hasa kthehet në Shqipëri dhe padit në Gjykatën e Tiranës dy shtetasit italianë, Giuseppe dhe Rafaele Staccioli. Objekti i padisë ishte “përpjestimi i pasurisë”, ndërsa gjyqi u zhvillua në mungesë të italianëve dhe të institucioneve shtetërore, që kishin në përdorim godinën, nën komandën e Argitës që fati i’u a kishte sjell në dorë këtë pronë nga shokë i saj i klasës në shkollën De Rada, Zanmir Hasa
Sipas vendimit të gjykatës, Hasa ka ngritur pretendimin se trualli nuk mund të ndahej në natyrë dhe në këmbim të gjysmës së pronës, ai ofron dëmshpërblim për bashkëpronarët italianë.
Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Hasës me argumentin se “paditësi do ta përdorë godinën për nevoja strehimi të familjes, ndërsa dy bashkëpronarët e tjerë duke qenë shtetas të huaj problemet e banimit i zgjidhin me shtetin e tyre”.
Në vendimin e 2004, Gjykata e Tiranës vendos që prona vlen 4.966.785 lekë dhe urdhëron Zanmir Hasën t’i paguajë bashkëpronarëve italianë gjysmën e kësaj vlere.
Nga viti 2004 deri në vitin 2007, Hasa nuk bën ndonjë lëvizje për zbatimin e vendimit gjyqësor. Por dokumentet tregojnë se në vitin 2007, ai bënë shitje fiktive 1/5 e pronës Florenc Kolës sipërfaqe e dhënë për shërbimin që po i bënte Argita me Flutura Kola për marrjen e pronës që pjestar Hasa nuk e ka të tijën por është trashgimëtar vetëm me 1/3 e objektit dhe tokës dhe një vit më pas nënshkruan një prokurë përfaqësimi me studion ligjore të bashkëshortes së tij, “Kola & Associates” kjo për të mashtruar dhe për tu siguruarse kjo zyrë po ndiqte një çeshtje të sajën
Pasi i ka kaluar 1/5 e pronës Florenc Kolës, pra Flutra Kolës dhe Argitës me garancinë dhe këshillimet e tyre, emigranti dallaverexhi dhe pronar i dyshimtë, Zanmir Hasa dorëzon një padi të dytë në Gjykatë duke kërkuar kthimin e godinës dhe dëmshpërblim prej Ministrisë së Mjedisit, që e kishte përdorur atë në vitet 2007-2010.
Më 27 dhjetor 2010, gjykata e Tiranës vendos vetë në një proces të zhvilluar në mungesë të Ministrisë së Mjedisit kthimin e pronës dhe dëmshpërblim në masën 548,605 euro në favor të Hasës dhe 115, 796 euro në favor të Florenc Kolës.
Ky vendim u la në fuqi nga të gjitha gjykatat si ajo e Apelit e asaj kohe dhe ajo e Lartë që po ashtu si anëtarët e Kushtetuese u shkarkuan që të gjithë nga vetingu si të korruptuar, për fshehje të miliona eurove.
Avokatura e Shtetit pretendon në atë kohë se “prona është përfituar padrejtësisht nga të tretët”. Përveç tjetërsimit të gjysmës së pronësisë, Avokatura e Shtetit shprehet se shteti ka investuar shuma të konsiderueshme parash në godinën ekzistuese, të cilat duhet të merren parasysh.
“Pala e paditur Zanmir Hasa si trashëgimtar i Omer Fortuzit, ka qenë bashkëpronar vetëm i ½ së godinës dy katëshe, dhe jo i gjithë godinës ekzistuese. Mbi ndërtesën ekzistuese nga pronari shtet janë realizuar ndërtime të reja shtesë një kat si dhe është zgjeruar sipërfaqja e ndërtimit prej 105 m2” .
“Investimet e lartpërmendura dhe të bëra nga vetë shteti shqiptar, janë më shumë se 50% e vlerës totale të ndërtesës,”
Në maj 2014, Ministria e Mjedisit ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimeve gjyqësore që e detyronin të dëmshpërblente me rreth 650 mijë euro pronarët e rinj, paralelisht me lirimin e godinës. Sipas Ministrisë së Mjedisit, vendimet gjyqësore ishin dhënë në mungesë të saj.
Në maj të vitit 20015, Gjykata Kushtetuese e asaj kohe një bandë hajdutësh, anëtarët e të cilës u shkarkuan me ceremoni për korrupsion dhe fshehje pasuria në shërbim të familjes Berisha konkretisht Argitës që fshihej pas Flutra Kolës pasi Saliu ishte rrëzuar gjetën një zgjidhje: E rrëzuan kërkesën me argumentin se Ministria “nuk legjitimohet për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues”.
Në mars të vitit 2015, Ministria e Ekonomisë i kërkon gjykatës që të anulojë vendimin e KKKP dhe të shpallë të pavlefshëm aktin e shitjes mes Zanmir Hasës dhe Florenc Kolës si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi pronësinë deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Por bandat e drejtësisë edhe pse Saliu ishte rrëzuar vazhdonin shërbimin për të tjetërsuar dhe vjedhur pronat e shtetit. Në nëntor 2015, Gjykata e Apelit me relator gjyqtarin më të korruptuar shkarkuar nga vettingu Alaudin Malaj e hedh poshtë këtë kërkesë. “Pretendimet lidhur me pavlefshmërinë absolute të vendimit të Komisionit janë shqyrtuar deri në Gjykatën Kushtetuese (kur gjykata kushtetuese as nuk e mori mundimin për ta gjykuar çeshtjen) dhe janë hedhur poshtë në çdo shkallë gjykimi,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit kurr i vetmi vendim ishte ai i gjykatës së shkallës së parë.
Kështu Gita dhe Flutra Kola përveç sumë zullumeve që kanë bërë sot janë dhe pronar të një prone që as në ëndër se kanë parë, ndaj SPAK mjaft u tallë me shqiptarët. Të gjithë gjyqtarët e shkarkuar për korrupsion dhe fshehje pasurie që kanë marrë pjesë në tjetërsimin e kësaj prone me vendimet e tyre kriminal duhet të dërgohen para drejtësisë duke i rrëzuar vendimet e tyre si të pavlefshme. Pronari i vërtet të marri vetëm atë që është prona e tij dhe atë mund ta fali apo ta përdori por jo të fali pronën publike si mall pa zot të dhuruar nga bandat kriminale në drejtësi. /Nga Lindita Çela BIRN