Juristi Romeo Kara doli sot me një reagim ironik në rrjetet sociale për aktivisten Evi Kokalari, e cila bëri të ditur dje se nuk do të përfshihet në jetën politike në Shqipëri pasi është e angazhuar me rikthimin e Trump në pushtet.
Mirëpo në këtë postim një qytetar i shkruan juristit se Kokalari duket si motra e Monika Kryemadhit.
“Kjo si motre Monikes. Ti lesh te dyja njera me debile se tjetra.”, shkruan qytetari.
Pas këtij komenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i juristit.
“Bejne xing dhe do kapen nga leshte e kokes…”, shkruan me ironi Romeo Kara.
“Kjo Kokalari si motra e Monikës”/ I bënë komentin