Po kthehesha nga aeroporti pasi kisha marrë një shok që kishte ardhur nga amerika për të kaluar pushimet në shqipëri.
Rrugës, duke kaluar tek “Unaza e re”, shoku im më thotë se e kishte marrë malli për pak mish keci në hell. Perfekt! Ishim në vendin e duhur, ata që jetojnë në Tiranë e dinë mirë se në atë zonë mund të hash mish të mirë dhe të lirë.
Hymë në lokal dhe për fat gjetëm një vend ku të uleshim. Tavolinat ishin të mbushura plot me klientë dhe kudo kundërmonte aroma e mishit. Me vinte për të qeshur me shokun tim të cilit nuk po i durohej të merte pjatën përpara, prandaj i bëj me shenjë kamarjerit që të vinte sa më shpejt.
Ky i fundit, një djalë i ri, muskuloz, shërbente me shpejtësi nga një tavolinë tek tjetra, me mëngët e përthyera dhe në krah një tatuazh me ngjyra ku shkruhej “KLEVIS”. Pasi erdhi në tavolinë për të marrë porosinë, pak i hutuar pasi herë pas here kthente kokën nga televisori, i bëra një kompliment edhe për tatunë.
-“Paske goxha tatuazh të bukur”- i them unë.
Ai më përgjigjet:“Klevis!-Po, është emri i çunit që ka pak muaj që ka lindur. I kam vënë këtë emër në nder të heroit të lagjes tonë Klevis Balliut” dhe ndërkohë kamarieri ma bën me shënjë si për të më sygjeruar të shikoja nga një anë e murit të lokalit. Kur kthej kokën, çtë shoh?! Në mur ishte varur një portret i Klevisit, çunit të Fahriut.Çuni i Fahri Balliut mbështet Metën/ I shqetësuar që shqiptarët nuk kanë marrë sfurqet
“Kush është ky” -më pyet shoku- i cili po e shikonte me habi.
Unë që nuk e njihja mirë pasi nuk më pëlqen politika, i them: “Eshtë një çun që, mesa di unë, ka ndenjur ca kohë këtej vërdallë dhe mos gaboj është marrë me ndërtimin e rrugës këtu përballë”.
Pasi hëngrem mirë e mirë, më thotë shoku i shqetësuar – i cili për momentin i kishte ngullur sytë nga televizori si shumica e klientëve- “duhet të ikim sa më shpejt, shiko ça bëhet!”. Kthej kokën nga tv dhe për çudi shikoj që ishte Klevisi i veshur me jelek punëtori duke mbajtur një fjalim i rrethuar nga disa të tjerë dhe përsëriste shprehjen “Këtu do të vdes! Duhet të kalojnë mbi trupin tim!…”
“Mos u shqetësoni”- thot kamarieri i cili u gjend pranë- “Nuk po ndodh tani, janë filmime të vjetra por e kemi vënë tv në youtube pasi na mungon shumë ai djalë”- dhe befas u përlot.
Nejse. Paguajmë lekët dhe dalim. Kur dalim, përpara lokalit ishte një grup, në formë rrethi, prej 20-30 vetë të cilët po firmosnin me rradhë një fletë që kishin vënë mbi një tavolinë. Nga kurioziteti u afruam pak edhe ne. “Ja pra shokë” –mori fjalën një burrë me mjekër- “ky është propozimi që nesër në mengjes do ti paraqesim kryetarit të bashkisë… u vendos pra, ne banorët e “unazës së re” kërkojmë që kjo rrugë të marrë emrin “Klevis Balliu”…”. “Mos kemi bërë një gabim?!”- thotë një nga anëtarët e tjerë të grupit- “Mos duhet që propozimi mos jetë thjesht “Klevis Balliu” por “Klevis Fahri Balliu”?!”… “Mmm.., kjo është e thellë dhe duhet menduar”- tha burri me mjekër.
Hajde të ikim, ç’pate?! – i them shokut- i cili kishte mbetur i mahnitur nga sa po shikonte. Dëgjo! –më thotë ai- “Në qoftë se Donald Trump do të kishte pasur në staf me vetë 2-3 strategë karizmatikë si ky Klevisi, kam bindjen se sot republikanët do drejtonin Amerikën”.
Mbase – i them unë- po hajde tani futemi dhe te ky dyqani ketu të të ble pak gjizë se mbase të ka marrë malli…/CNA.al