Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka përzgjedhur 4 relatorët për vlerësimin e 3 kandidatëve juristë jashtë sistemit gjyqësor për Gjykatën e Lartë.
Anëtarët e KLGJ miratuan si relatorët për vlerësimin e 3 kandidatëve për GJL: Marçela Shehun, Ilir Toskën, Alban Toron dhe Dritan Hallunaj.
Në mbledhjen e sotme u vendos:
1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu.
2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;
3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator Dritan Hallunaj.
4- ”Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin e gjyqtarëve pranë Gjykatës së Lartë”, relator Ilir Toska (për 3 vendet vakante).
Ditën e djeshme, KLGJ kualifikikoi si kandidatë nga radhët jashtë sistemit gjyqësor për 3 vendet vakante të Gjykatës së Lartë: Ervin Pupe, (Drejtues i Dhomës së Avokatisë), Ilir Pandën- (Ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007) dhe Sokol Sadushin (Drejtor i Shkollës së Magjistraturës).