Pavarësisht se Meta është themeluesi i LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi e ka përjashtuar çdo mundësi që presidenti të rikthehet në parti, qoftë edhe përmes zgjedhjeve të brendshme
Kryemadhi ka deklaruar se edhe nëse presidenti Ilir Meta shkarkohet, apo në përfundim të detyrës së tij si President i Republikës, nuk do të kthehet më në LSI.
Ajo njofton anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI pasi shumë shpejt sipas saj do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Pjesë nga intervista
Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..
Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.
Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?
Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.
Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…
Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vij. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..
Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?
Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI