Një muaj pas zgjedhjes në krye të SPAK, Klodian Braho ka miratuar disa ndryshime sa i takon departamenteve në Prokurorinë e Posaçme.
Parardhësin e tij Altin Dumani e ka emëruar drejtues të Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Dorina Bejkon drejtuese Seksioni për Antikorrupsionin dhe Vladimir Marën shef në Seksionin për Krimin e Organizuar.
Këto funksione mbaheshin përkatësisht deri tani nga Dorina Bejko, Klodian Braho dhe Adnan Xholi.
Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pasi Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- vjeçar në krye të këtij institucioni.






