• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kokaina mes bananeve: Gjykata e Durrësit pushoi dosjen për “Alba Exotic Fruit ” dhe dy pronarët që i’u shkatërrua biznesi dhe bënë burg kot, kompanisë i’u hoq sekuestro!

October 16, 2025
in Kronike

Me një vendim të datës 25 prill 2025, Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen për dosjen e kompanisë Alba exotic Fruits, e cila akuzohej se të paktën në 6 raste kishte sjellë kokainë të fshehur mes bananeve. Vendimi është marrë me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit dhe akuzat kanë rënë edhe për dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumenit. Vendimi për pushimin e çështjes është marrë që në muajin prill të këtij viti, por mbrojtja e kompanisë në fjalë e ka bërë me dije këtë vendim vetëm ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Durrësit, edhe kompania “Alba Exotic Fruit” e cila ishte sekuestruar, iu është kthyer pronarëve, Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni. Më datë 15 korrik 2025, Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhrin për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që të zbatojë vendimin për heqjen e sekuestros për kompaninë Alba exotic Fruits.

Në Tetor të vitit 2021, shoqëria e importit dhe tregtimit të bananeve dhe frutave të tjera ekzotike u vendos nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për trafik kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë. Sekuestrimi i subjektit privat ishte në vijim të arrestimit të dy pronarëve, Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Por, në gusht 2022 SPAK shpalli moskompetencë për dosjen e kompanisë Alba exotic Fruits me argumentin se nuk gjetën prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal. Dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit dhe në prill 2025 është marrë edhe vendimi për pushimin e çështjes nga Gjykata. Por, ndërsa çështja është pushuar ende mbetet mister se kush ishte porositësi i dhjetëra kilogramë droge që është kapur në Portin e Durrësit. Nga hetimet e bëra nga Prokuroria e Durrësit nuk e kanë zbuluar se kush ishte porositësi i drogës dhe më pas është bërë edhe kërkesa për pushimin e çështjes.

Gumeni e Dauti e kanë mohuar përfshirjen në trafik droge dhe më herët kanë deklaruar se merren me fruta. Por, kompanisë që ata drejtojnë në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë.

Arrestimi i Bajron Gumenit u bë më datë 13 korrik 2021, pasi agjentët policorë në Portin e Durrësit zbuluan një sasi prej 11 kg e 675 gramë kokainë, të fshehur në kontenierët me banane, që ishte porositur nga “Alba Exotic”. Vëllai i tij, Eduart Dauti u arrestua më 6 prill 2022.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme, por s’dihet kush ishte porositësi./Shqiptarja.com

Next Post

“Je i sinqertë”? Edi Rama “mollë sherri” mes Trump dhe Macron: Ekspertët zbërthejnë bisedën

Fondet e fushatës , iku shtatori po vjen dhjetori! Çelibashi mbron kunatin sekser, "heshtje varri"për milionat e LaÇivitës për fushatën e Berishës

“Po dëgjojmë një akuzë që as vetë serbët s'e kanë bërë”! Berisha revoltohet me Ardit Bidon: Turp të të vijë, nuk e thashë këtë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved