Dje në mbrëmje tek emisioni “Shiko kush luan”, një ndër të ftuarit e rradhës ishte edhe Besa Kokdhima. Luana ka postuar një foto në rrjetin e saj ‘Instagram’, ku shihen të dyja së bashku dhe mbishkrimi i fotos ishte “Me Zemrën”. Mesa duket ato të dyja duhet të jenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën.
Por komentet tek kjo foto kanë qënë të shumta. Përveç komenteve pozitive, ato kanë marrë edhe shumë komente negative duke i akuzuar se janë plastike nga koka tek këmbët. Disa nga këto komente janë: “Si binjake pas operacioneve”, “U ka bo plastika njësoj ngjani si motra”, “Dukeni si motra nga e njëjta klinikë” etj etj. /Pamfleti