Komisioneri i për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, ka folur në lidhje me rezultate e Shqipërisë deri më tani, nga konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.
Sipas tij, vendi ynë ka bërë progress në lidhje me reformat e kërkuar nga BE, të cilat duhet të konsolidohen.
Këtu Hahn ka theksuar luftën kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
“Vendet anëtare kanë theksuar nevojën që shqipëria të konslidojë përparimin e arritur deri tani. Të gjitha arritjet janë të rëndësishme për qytetarët. Në këtë aspekt do të isha i interesuar të shihja rezultate pozitive”, u shpreh Hahn.
Më tej ai është shprehur se Shqipëria duhet të shihet si një lloj modeli edhe për vendet e tjera.