Kompania italiane e rroba banjove përgënjeshtron Kiara Titon 7 ditë më parëNë rrjet u përhap me shpejtësi lajmi se linja e rroba banjeve të Kiara Titos është e kopjuar nga firma italiane “Corazur”.
Menjëherë pas ksaj, Kiara ka reaguar për Top Channel ku ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni.
Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.
Por në fakt brandi italian i famshëm i rrobabanjove, ka reaguar dhe ka përgënjeshtruar atë ç’ka thotë moderatorja.
Në rrjet po qarkullon një foto, teksa dikush i shkruan për brandin e Kiarës dhe përgjigja e brandit ishte:“Jemi lajmëruar për kopjen e brandit tonë, do të veprojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.Tani më le të presim, çdo të ndodhë!