Debati në lidhje me rikthimin e një sasie mbetjesh metalurgjike të Kurum, po bëhen vetëm si përplasje politike dhe klientelizëm për të mbrojtur kompaninë turke.
Deri më sot, ende nuk kemi një diskutim mbi të vërtetën e materialit, lejes, fshehjes, nisjes nga Durrësi e më pas kthimit nga Tajlanda.
casino siteleri
Në ditët e para kur ndodhi kthimi, opozita, sidomos Sali Berisha e bënë zhurmën e madhe, por kur morën vesh se shitësi i mbetjeve është klienti i tyre Kurum, nisën të mbrojnë.
Kurse sot, akuzojnë qeverinë, përkatësisht ministrinë e Mjedisit, se ka lejuar kompaninë Sokolaj, që të eksportojë mbetje.
Faktet janë krejt ndryshe. Kompania në fjalë, më 24 prill 2022 ka marrë një licensë për të kryer veprimtarinë e transportit të mbetjeve. Por sipas ligjeve, çdo kompani që merr licensën, do të duhet të ketë autorizim special për çdo ngarkesë.
Nje subjekt pajiset me nje licence per transport mbetjesh, por qe ta ushtroje ate duhen shume gjera te tjera, dokumente e kushte, Ende edhe sot, kompania në fjalë nuk e ka perdorur asnjehere kete licence.
Duhet autorizim i posaçëm për cdo lloj kodi mbetjesh dhe me destinacion të përcaktuar qartë, dhe të vlefshme vetëm për 1 vit. Pra me fjalë të tjera, situata është e qartë. Kurum nuk i ka bërë të ditur se çfarë mbetjes janë, duke thënë se është oksid hekuri. Kompania ka nisur ngarkesën sikur janë mbetje të parrezikshme, më pas ka ndodhur ajo që dihet. Madje sot çështja po hetohet edhe nga prokuroria e Durrësit, e cila ka edhe të drejtën që të hapë çështje në gjykatë apo jo.