Lulzim Basha është përplasur ashpër me Fatos Lubonjën në emisionin “Studio e Hapur”, pasi ky i fundit ka këmbëngulur se përgjegjës për situatën e krijuar në Shqipëri, është edhe ai me PD.
Basha e ka quajtur Lubonjën mashtrues dhe marksist.
Replikat:
Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës, asnjë gjë nuk the dy orë sulmove opozitën
Lubonja: Se ka ndërtuar sistemin Edi Rama, sistemin bashkë e keni ndërtuar
Basha: Kam qenë përballë tij unë, edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar 11 vjet ka ndenjur, 11 vjet s’ka bërë plan urbanistik
Lubonja: Ca plani, ndërtoni cfarë të doni
Basha: Cfarë plani, gënjen, mashtron të të vijë turp, paske ardhur këtu të bësh nihilistin
Lubonja: Pse ore ti do më thuash ti mua cfare të them, të të bëj militantin unë ty?
Basha: Mos fol me gënjeshtra me mashtrime
Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende
Basha: Nuk është oligark ai e ka ndërtuar pasurinës nga 0 në Itali, do ti ekzekutosh të pasurit ti, ti je marksist unë s’jam marksist
Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë
Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.
Lulzim Basha nderkoje nuk pranon argumentimin e Fatos Lubonjës se ai nuk ofron alternativë për popullin pasi është njësoj me Edi Ramën.
Edhe pasi Basha përmendi me emra disa biznesmenë të lidhur me Ramën, Fatos Lubonja i kërkoi të flasë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramë Gecin, Bashkim Ulajn, të cilët i konsideron si oligarkë.
“Do flas more do flas, me të gjithë do merrem, edhe me Samir Manen, edhe me Kastratin edhe me Gecin, po prit duro të mbaroj” – iu kthye Basha-Lubonjës në emisionin “Studio e Hapur”.
Analisti vazhdoi t’i kërkojë llogari pse PD-ja merret me drogën dhe jo me kullat që biznesmenët më sipër po ndërtojnë në Tiranë.
Basha iu përgjigj duke thënë se në katër vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, këta biznesmenë nuk kanë marrë asnjë leje për kullë.
“As Basha dhe as Partia Demokratike nuk i ka duart e lidhura.” – shprehet Basha, në përpjekje për t’u distancuar nga lidhjet që Lubonja pretendon se ai ka me oligarkët.
“Këto janë kulla të dhëna nga Edi Rama. PD ka votuar kundër këtij plani urbanistik. I kanë denoncuar këto afera. E ke gabim që shpreh një mit të Edi Ramës që qenkemi njësoj. Ky i mbron se ndan pazaret me ta.” – u shpreh Basha.