Ilir Meta i ka dhënë mbështetje politikanit të korrupsionit dhe minimit të demokracisë personit “non grata” Sali Berisha në luftën me mullinjtë e erës… amerikanët.
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi pak ditë më parë se nuk mund të mbështeten “non grata”, por Meta dje ka dalë në krah të Berishës, duke e treguar hapur se ta janë bashkë përballë amerikanëve. Meta shkoi dje paradite në selinë blu, ku u takua me Berishën, ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’.
Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur “non grata”, Meta theksoi se ata kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend. “Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do të fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik”, deklaroi ai.