Në Tiranë zhvillohet sot Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.
Objekt i diskutimit është “shkëmbimi i njohurive, forcimi i bashkëpunimit dhe ndërtimi i strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike”.
Në një mesazh drejtuar konferencës në Tiranë, shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se vendet anëtare po rrisin shpenzimet për mbrojtjen kibernetike.
Rutte shtoi se NATO është aleancë e vlerave të përbashkëta dhe se në aleancë askush nuk qëndron i vetëm.
“Anëtarët e NATO po rrisin shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. Mbrojtja jonë do bëhet më e fortë ndaj kërcënimeve kibernetike. NATO ofron rrjet unik. NATO është një aleancë e vlerave të përbashkëta. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm.”, theksoi ai ndër të tjera.