Ndonëse mijëra kilometra larg vendit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, qytetarët e këtij vendi nuk kanë nguruar që pas nisjes së luftës nga Rusia, të mbërrijnë deri në Shqipëri nëpërmjet rrugëve tokësore.
Janë 20 shtetasit e Ukrainës që janë futur në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare tokësore të Qaf Thanës, që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Policia kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri më tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim.
Ndërkohë, policia kufitare është orientuar që nëse shtetas të Ukrainës do të kërkojnë ndihmë për strehim dhe akomodim, duhet t’i shoqërojnë në qendrën përkatëse pritëse.