Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për grupin e akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare. Të dyshuarit, mes të cilëve edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, akuzohen se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe i kanë shitur në tregun vendas, përmes një argjendarie në Tiranë dhe faqeve online.
GJKKO ka dënuar me burg 8 perosna dhe ka shpallur të pafajshëm vetëm një, Vangjush Kasharin. Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte sende me vlerë nga Franca drejt Shqipërisë, ku ato shiteshin ilegalisht. Vendimi i GJKKO-së vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor mbi këtë skemë të trafikimit të mallrave të vjedhura.
Vendimet e Gjykatës:
Agustin Mesuli – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Altin Doda – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Florian Baku – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Sokol Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Elda Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Egi Idrizaj – 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj (pezullim për shkak të fëmijës)
Bora Idrizaj – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Tomor Baruti – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Vangjush Kashari – Pafajësi