Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si institucioni kryesor për vënien në zbatim të politikave të bëra nga ana e Ministrisë kanë hartuar dhe një plan veprimi konktret në marrjen e masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend. Jemi në kulmin e sezon veror dhe me rritjen e temperaturave dhe shtimin e numrit të turistëve, kryesisht në zonat turistike, përgatitja dhe vënia në lëvizje e intitucioneve përkatëse synon menaxhimin me sukses të sitiuatave të prishtme. Kështu në këtë kuadër AKU-ja ka vijuar me risinë e përdorur gjatë muajve të fundit për sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe nxitjen e vetëkontrollit ndaj subjekteve.
Në mënyrë të personalizuar është nisur para pak javësh një letër ku konkretisht u është shpjeguar subjekteve: praktikat që do të kontrollojë AKU-ja në rast të një kontrolli potencial gjatë sezonit turistik; shkeljet që hasen më shpesh në këto lloj subjektesh; rrezikshmërinë dhe pasojat ligjore që kanë në rast se konstatohen me shkelje (psh: kontrolle më të shpeshta si pasojë e ritjes së riskut, masa administrative, deri në bllokim aktiviteti e deri në ekspozim aktiviteti). Gjithashtu subjekteve u është dërguar edhe check- lista e vetëkontrollit, me qeillim marrjen e masave paraprake.
Ashtu siç u shpreh dhe ministri Peleshi, gjatë një interpelance online, me një grup përfaqësuesish të industrisë së qumështit dhe mishit, platforma e Bashkëqeverisjes, po funksionon realisht, ku sinjalizmet e ndryshme kanë çuar në zbulimin dhe verifikimim e problemeve të ndryshme duke bërë kështu ndaljen e rrugës të abuzimeve të ndryshme nga ana e shumë subjekteve tregtare në fushën e sigurisë ushqimore, gjë qe ka rritur numrin e masave administrative, të cilat shpeshherë kanë përfunduar dhe me bllokim të aktivitetit.
Nisur nga këto rezultate Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKU kanë ftuar të gjitha subjektet që për çdo rast abuzimi, apo pakënaqësie për inspektorët e AKU-së të njoftojnë menjëherë në zyrën e bashkeqeverisjes apo AKU. Kështu, për periudhën 1 Qershor – 11 Korrik 2018 janë kryer gjithsej në rang kombëtar 1061 inspektime me fokus në subjektet që ofrojnë shërbime në zzona turistike.
Gjatë inspektimeve, për mangësitë e konstatuara nga trupat inspektuese për OBU-të të cilat nuk plotësonin kushtet dhe kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore janë marrë masa administrative: janë dhënë 551 paralajmërime për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë e planit D.D.D, mungesë e dokumentacionit shoqërues, mungesë e analizës së ujit, mangësi të kushteve higjieno sanitare, sistemim i ambienteve etj.
Trupat e inspektorëve të AKU-ve kanë vënë 22 gjoba me vlerë 3540000 lekë, për shkeljet si: “Mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, pengim të kryrjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive”.
Është dhënë masa për bllokim produktesh për mangësitë e konstatuara: “Mangësi në etiketim”, në sasinë 0.018945 tonë. Ndërsa për masën ekstreme atë asgjesimit të produkteve për mangësitë e konstatuara: “Ushqime të pasigurta për konsum”, në sasinë 0.0228 tonë. Në 5 subjekte tregtare është marrë masa administrative për ndërprerje aktiviteti. Në këto subjekte është cënuar rëndë siguria ushqimore.