48 orë pas krimit makabër që i mori jetën Gilmando Danit dhe plagosën mikun e tij, agjent të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ende hetuesit nuk kanë rënë në gjurmë e autorëve. Kontrolle janë zhvilluar në Tiranë, Kamëz, Nikël e Fushë-Krujë.
Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës. Arsenali është gjetur teksa po ushtrohen kontrolle për atentatin e dy ditëve më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaliani alias Sheqeri. Dyshohet për një ndihmës
Të paktën 15 persona janë shoqëruar për t’i marrë në pyetje në polici, pjesa më e madhe familjarë të Danit dhe mikut të tij 40-vjeçar, por nuk janë përftuar të dhëna me interes për hetimit.
Kontrolle të shumta u ushtruan në Tiranë, Kamzë, Fushë Krujë dhe Nikël, në banesa të eksponentëve kriminal të zonës, dhe vende të braktisura, por nuk është gjetur asnjë gjurmë që mund të orientojë hetuesit drejt ndonjë piste të mundshme apo të dyshuari.
Makina e autorëve të krimit, e cila priti 10 minuta pranë rrethrrotullimit Benzin e bardhë të shënjestrës, rezulton e vjedhur në Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat po greke, të vjedhura një vit më vonë, në 2024, të mbivendosura. Kjo, skemë klasike e vjedhjeve të mjeteve për t’u përdorur në atentate. Bagazhi i automjetit ku udhëdonte Dani me mikun e tij agjent, u hap një ditë pas atentatit, pasi ishte bllokuar nga plumbat që mori. Brenda nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.






