Një konventë për të prodhuar disa lajme politike që nuk i beson më kush dhe sulme të cilat duhet të mbajnë gjallë një parti që po shkërmoqet.
Nga pallatet e sportit në salla të mbyllura, ku Monika Kryemadhi një miliardere dhe politikane me “pasuri të çmendur”, po përpiqet të japë pak oksigjen për partinë e burrit të saj, atë që rëndom quhet banda e hajudëve të LSI-së.
Një forcë politike që lindi nga korrupsioni i pushtetit, u ushqye me korrupsion dhe mbijeton me korrupsion. Misioni i Monës është të mbajë në jetë, sa të mundet, krimbin korruptiv LSI, deri në momentin kur Ilir Meta do dalë me projektin e tij të ri.
Sot, Mona na tha nga konventa se, “Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, që e shiste si modernizëm. Ne e mirëbesuam dhe më pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet”.
Me fjalët e saj, kryetarja e partisë të themeluar nga burri President na thotë se ishte ajo, që e solli dhe e mbajti në pushtet. Pikërisht ajo sqaron hajdutët e saj në sallë, ish-deputetë, ish-drejtorë, ish-sekretarë e drejtues institucionesh që kanë qenë banda e hajdutëve në kohën e PD-së dhe, që për të vjedhur, edhe disa vite, sollën Rilindjen dhe Ramën në pushtet.
LEXO EDHE: Basha nuk di ndryshimin mes Rregullores dhe Ligjit
Tani, Mona kërkon ta kalojë me ndjesë duke u “falur” tek hajdutët e saj se nuk do mbeten pa pushtet, për të vjedhur sërish. Në sallë shkëlqenin fytyrat e atyre që ishin hijenat e vërteta të korrupsionit në qeverinë Berisha, e cila filloi me “Bllokun e Metës” dhe ende s’ka përfunduar.
Jo të gjithë ishin në atë sallë, shumë prej atyre “mjeshtrave” që janë ende në poste publike, Edi Rama po i josh me hajdutëri dhe korrupsion që të sakatojë më tej LSI.
Ndërsa Luli lutet t’i rrijë Mona pranë, ndërkohë që PD po i shkërmoqet me keq se banda e LSI. E përballë fytyrave të hajdutëve të Monës, qëndron një Rilindje e korruptuar, e dështuar dhe e kalbëzuar, por që mbijeton vetëm sepse në ekran dalin hajdutët e bandës LSI dhe, Luli që ka gëlltitur lugën me çorbë të prishur të Edi Ramës, duket se do e vjellë gjithë jetën./CNA.al