Konflikti për kryesimin e grupit demokrat me sa duket vazhdon ende. Deputeti Korab Lita, i cili pretendon se është zgjedhur kryetar pas dorëheqjes së Hajdarit, tha në seancën e sotme, se në mbledhjen e grupit më 24 tetor, është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës parlamentare, që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.
“Grupi parlamentar më 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësim.
Grupi do vazhdojë të këta 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, deklaroi Lita.