Koronavirusi ka mbërritur edhe në Tiranë, prej pak ditësh, ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 ka arritur në 14, duke shënuar sot edhe viktimën e tij të parë.
Krahas masave parandaluese të jashtëzakonshme, qeveria shqiptare ka vendosur mbylljen e të gjithave lokaleve duke eleminuar grumbullimin e njerëzve në këto ambiente publike, që janë një arsye më tepër për përhapjen e virusit.
Përpos abuzimeve, pothuajse të gjitha lokalet, palestrat dhe ambientet e grumbullimeve të qytetarëve për argëtime të ndryshme janë mbyllur, duke zbatuar vendimin e qeverisë shqiptare.
Madje, edhe “Regency Casino”, i vetmi objekt i lojrave të fatit që ka mbetur në Tiranë, i ka mbyllur dyert për klientët e saj, deri në një urdhër të dytë… fundin e koronavirusit në Shqiperi.