Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur mjekun kardiokirurg, Edvin Prifti, për akuzën e “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.
Priftit iu komunikua akuza gjatë ditës së sotme teksa ishte në SPAK në shoqërinë e avokatit të tij Henrik Ligori.
Hetimi ndaj Priftit nisi pas përgjimeve të kryera për llogari të një hetimi që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku.
Më pas SPAK ngriti dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.
Gjatë hetimit SPAK ka vënë në sekuestro gati 1 milionë euro të tij, të gjetura në disa llogari bankare.