Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median franceze “Francë 24”, ku ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.
Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar situatën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.
“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.