Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.
Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të kualifikues për ‘Euro 2020’.
Duke parë edhe interesin për këtë ndeshje nuk kanë munguar as abuzimet me çmimet në tregun e zi.
Në faqen e njohur “merrjep.com” tashmë biletat për këtë ndeshje janë në shitje me çmime marramendëse.
Një biletë për këtë ndeshje në tregun e zi ka kapur çmimin prej 1000 eurove.