Kostandin Xhuvani, i cili ndodhet në burg për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve që t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, Gjergj Xhuvani, të ndarë nga jeta ditën e sotme.
Nga sa mësohet deri më tani nuk ka ende një përgjigje, nëse do t’i pranohet ose refuzohet kërkesa e djalit aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg.