Në arkivat e agjencise Associated Press është edhe një video të shkurtër brenda shtëpisë së Sali Berishës gjate nje intervistimi te tij prej AP ne 1997. “Presidenti Sali Berisha rikonfirmoi të dielën se do të jetë sërish president i Shqipërisë pavarësisht kërkesave për dorëheqje”, shkruan Associated Press.
Ishte 1997. “Dhuna është faji i rebelëve të armatosur dhe aksioneve të tyre terrorizuese”, do të shprehej Berisha gjatë intervistës.
Përpos të tjerat në pamje shfaqet shtëpia e Berishës, me orendi te varfera dhe disa foto ndermjet te cilave një foto nga dasma e Argitës. Ajo që bie në sy, nuk është nusja, siç duhet të ndodhte, por vëllai i saj, Shkëlzeni. Shihni pak se sa i madh i rri kostumi. Ta ketë marrë borxh vallë apo ashtu do ketë qenë moda atëherë?
Po te krahasosh ato foto te djeshme me foto te viteve me pas dhe t’i shtosh luksin qe rrethon sot familjen e ish-Presidentit te 97-s dhe kryeministrit te 2005-2013-s ndryshimi duket menjehere.
Berishajt, si edhe shume familje te tjera politike ne Shqiperi, tashme jane te kamur./ita