Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë një takimi me hoologun gjerman Heiko Maas është ankuar se janë shqiptarët që po bllokojnë negociatat Tiranë-Athinë për çështjen e detit.
“Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, është shprehur ministri Kotzias.