KQZ është mbledhur sot për t’i dhënë mandatet 4 deputetëve të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.
Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.
Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos.
Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në fletoren zyrtare.
Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i cilësoi ‘tradhtarë’ ata që dolën kundër vendimit të kësaj force për djegien e mandateve dhe pranuan të hyjnë në parlamentë. Ajo tha se nuk do të falen.