KAS ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve. Partitë opozitare kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor.
LSI pretendon se në Dropull 20 persona kanë votuar 3 herë.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu shkruan me ironi se atje banorët nuk kanë faj pasi ata mbajnë 3 kombësi.
Postimi i Kreshnik Spahiut
“Në Dropull 20 persona kanë votuar 3 herë:
S’kanë faj, sepse ata mbajnë 3 kombësi:
– Me Shqipërinë,
– Me Greqinë,
– Me LSI-në”