Avokati i njohur Kreshnik Spahiu ka parashikuar se pas dy muajsh kur të dëmtuarit nga tërmeti, të marrin çelësat e vilave, çdo vilë do ketë 2 kate lart dhe 3 dhoma anash shtesë pa leje.
Postimi i Kreshnik Spahiut
PARASHIKIMI IM: Pas dy muajsh, kur të dëmtuarit nga tërmeti, të marrin çelsat e vilave, kjo pamje do ndryshoj 100%
Çdo vilë do ketë 2 kate lart dhe 3 dhoma anash shtesë pa leje. Ndërkohë ata që janë buzë rrugës, gjysmën e shtesës do e bëjnë Bar ose Restorant. Emrat e lokaleve do jenë: Kolumbia, Al Kapone, Al paçino, Che Guevara. Ndërkohë vila që do shtoj katet më shumë se të tjerët do vendosi një flamur të PD në çati, si shenjë mirnjoheje për lagjen RILINDJA.
Ruajeni këtë mesazh deri në 2022