Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar tre kushtet që Greqia i ka vendosur Shqipërisë në mënyrë që të mos pengojë anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Spahiu theksoi se Greqia i ka vendosur Shqipëri veto dhe në vitin 1997, pasi autoritetet shqiptare arrestuan tre bashkëpunëtorë të Fredi Belerit.
Megjithatë ai theksoi se kanë ndryshuar politikat në krahasim me vitit ’97 pasi asokohe ndërkombëtarët ishin krah Greqisë ndërsa tani është e kundërta.
“Greqia edhe herë tjera e ka vendosur veton kundër Shqipërisë. Për të njëjtat arsye, 1995, 1996, 1997, Greqia ka mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj bashkëpunëtorëve të Fredi Belerit që ishin arrestuar nga drejtësia shqiptare.
Në ’97 Greqia ka bllokuar Shqipërinë në çdo proces të stabilizim asociocmit në këtë periudhë dhe nga ana tjetër, loboi dhe ndërkombëtarisht duke vendosur ndërkombëtaarët kundër qeverisë shqiptare, të cilat në vitin 1997 nuk njohën rizgjedhjen e Berishës president në atë periudhë.
Por sot rrethanat kanë ndryshuar. Aktualisht SHBA, Gjermania e Franca janë rreshtuar në krahun e Shqipërisë dhe jo të Athinës“, tha Spahiu.