Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestën e djeshme të opozitës e cila mbahet çdo javë para dyerve të bashkisë së Tiranës, ndonëse numri i protestuesve sa vjen dhe po vogëlohet hera herës. Spahiu në një intervistë televizive tha se në 30 vite protesta, kjo është mini-protesta më e vogël e çdo shoqate në 34 vite.
Madje, thotë se dhe protesta më e vogël në numër se shoqata e peshkatarëve apo e taksistëve. “Kam 30 vite që kam qenë pjesë e protestave. Kam pasur fatin të rritem në protesta, që nga protestat e dhjetorit.
Them që protesta e sotme është më e vogla në historinë e PD-së. Jo vetëm në numër, cilësi, sasi përmbajte është mini protesta më e vogël e çdo shoqate në 34 vite. Edhe partitë e reja i kanë në përmasa më të mëdha.
Edhe shoqatat e peshkatarëve, gjuetarëve, taksistët jo e jo. A është e qëllimshme, kjo pastaj duhet analizuar.
Mund të ndodh që objektivi të jetë për të forcuar Erion Veliajn. Disa protesta të dështuar me 50 veta e kanë rritur profilin e Erion Velisë. E forcën kundërshtarin. Është ligj dialektik në politikë. Kauzat e dështuara e forcojnë targetin që je nisur për ta forcuar. Kjo ka ndodhur edhe me Edi Ramën, edhe pse ka pasur disa skandale, është rritur në vota.
Mendoj se është e qëllimshme. Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë”, tha Spahiu. Më tej Spahiu thekson se opozita nuk ka moral të protestoje para kryeministrisë apo bashkisë së Himarës, pas paktit Berisha Rama dhe më kot proteston para bashkisë së Himarës.
“Pse protestojnë para bashkisë, kur dje deklaruan që janë vjedhur zgjedhjet në Himarë. Duhet të protestojnë para bashkisë Himarë, apo para kryeministrisë. Askush nuk mund të jap shpjegime. Çlidhje ka protesta e bashkisë kur ti ke bërë zgjedhje në Himarë”, deklaroi Spahiu.