Deputetët e ardhur në listën e “Bashës” vazhdojnë të komentohen gjerësisht në media si për qëndrimet politike, deklaratat, veshjet e deri tek gafat.
Ndonëse pranuan mandatin pa dëshirën e kryetarit Basha, përzgjedhja e tyre flet vetë mbi intelektin dhe përfaqësimin që PD ka zgjedhur për popullin.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka publikuar foton e dy deputetëve të PD-së.
“Deputetët monstra të Partisë Demokratike ”, shkruan Spahiu.
La “nam” në Kuvend, publikohet CV-ja ‘blozë’ e deputetit të listës ‘Basha’ që po bën xhiron e rrjetit: Jam përfshirë në eksperienca kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare
Kujtojmë se deputeti Kostaq PapaI , i ardhur nga lista e PD-së duke dashur të solidarizohet me femrat e gratë për 8 marsin ka bërë komplet të kundërtën në fjalimin e tij aspak normal.
Pak muaj më parë, edhe deputetja e PD që zuri edhe vendin e Lulzim Bashës bëri gafa të mëdha teksa mbante fjalën që ende nuk janë harruar.