Kryetari i Komisionit të Konkurrencës Denar Biba ka qortuar 90% të medias, 30% të shoqërisë dhe 50% të parlamentarëve.
Ai i quajtur ata të pa edukuar dhe se i vjen për të qeshur kur e kontaktojnë për të diskutuar mbi rritjen e pritshme të çmimeve.
Më poshtë po përcjellim reagimin e plotë të Bibës ku tregon sesi i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve, medias dhe ligjvënësve:
“Sapo morra nje ftese nga nje media e rendesishme ne vend, per te diskutuar mbi rritjen e pritshme te cmimeve, si pasoje e luftes ne Ukraine.
Megjithese nga shpirti me del nje buzeqeshje e trishte, refuzoj te lodhem…
Kur te largohem nga drejtimi i Autoritetit te Konkurrences, sikur t’ia kem dale te kem edukuar 90% te gazetareve dhe 50% te parlamentareve se Autoriteti i Konkurrences ka per qellim te pare dhe te vetem te tij mbrojtjen e konkurrences se lire dhe efektive ne treg dhe JO rregullimin e, aq me pak, vendosjen e cmimeve te produkteve ne treg, do jem shume i kenaqur.☺️
Nuk kam shprese per te edukuar as 30% te shoqerise.😔
Sa i perket cmimeve, ato Autoritetit i sherbejne vetem si indikatore apo, ne ndonje rast (kur, pas analizave, konsiderohen “te padrejta”) si prova per “marreveshje ne cenim te konkurrences” apo “abuzim me poziten dominuese ne treg”.
Edhe ne keto raste, Autoriteti i Konkurrences vetem mund te vendose detyrime mbi sjelljen apo sanksione financiare ndaj ndermarrjeve qe kane shkelur ligjin “Per mbrojtjen e konkurrences”, por nuk ka asnje tager te caktoje cmimet perkatese. Edhe kjo, shume kohe pasi ka ndodhur ngjarja, pasi per te arritur ne konkuzione serioze e te qendrueshme qe nuk do rrezohen nga gjykata, duhet zhvilluar nje hetim skrupuloz, i cili kerkon kohe. Pergjithesisht vite.
Ne nje ekonomi te lire tregu, cmimi caktohet nga marredhenia kerkese-oferte.
Edhe sikur te rriten cmimet ne menyre abuzive e te shemtuar nga disa matrapaze qe duan te perfitojne nga situata, nqs nuk ka asnje marreveshje mes ketyre bizneseve apo ato nuk perfitojne nga pozita e tyre dominuese ne treg (psh. ne ato raste kur ofrojne sherbime/produkte unike ne treg), Autoriteti i Konkurrences nuk ka asnje mundesi per nderhyrje. Iu takon deri diku institucioneve te tjera kjo barre.
Sidoqofte, jo cdo rritje cmimi eshte abuziv. Ne rrethana te caktuara, kur oferta nuk arrin t’i pergjigjet kerkeses, rritja e cmimeve eshte natyrale ne treg. Askush nuk ka thene qe kapitalizmi eshte rendi ekonomik perfekt; eshte thjesht me i mire se ekonomia e centralizuar komuniste. Per pasoje, edhe institucionet derivate te rendit kapitalist – nje nder to edhe Autoriteti i Konkurrences – nuk jane institucione perfekte.
Duhet kuptuar njehere e mire kjo!”, shkruan Biba.