Një burrë rreth të 60-tave goditi me thikë vjehrrën e tij në Alessandria dhe më pas i mori jetën. Gruaja, e cila ishte 80 vjeçe, u gjet e pajetë pranë trupit të vrasësit.
Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, vrasësi fillimisht ka ekzekutuar gruan dhe djalin adoleshent dhe më pas ka shkuar në objektin shëndetësor.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku janë vrarë 3 pjesëtarë të një familjeje.
Sipas mediave vendase, një 60-vjeçar në Alessandria ka kryer një vrasje të dyfishtë në banesë, mëngjesin e sotëm, duke qëlluar për vdekje gruan dhe djalin e tij.
Masakra familjare ndodhi në Alessandria, ku Martino Benzi vrau gruan e tij Monica Berta dhe djalin e tyre 17-vjeçar.
Më pas 60 vjeçari shkoi në shtëpinë e të moshuarve “Divine Providence Mother Teresa Michel”, në sheshin me të njëjtin emër në lagjen Orti.
Krijuar në fillim të shekullit të njëzetë nga Nënë Tereza, ende sot, struktura ofron ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.
Atje ai vrau edhe vjehrrën e tij, 80 vjeçaren Carla Schiffo duke e goditur atë për vdekje me thikë. Aktin e kreu përpara se të vetëvritej edhe vetë.
Trupat e burrit dhe të moshuarës janë gjetur në oborrin e Institutit, që shërben si strehë për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara.