Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Për Ngjelën SPAK është në kushtet e një hetimi shkencor pasi ka nxjerrë prova që nuk mund të dekonspirohen.
Ngjela: Profesionalisht pyetet ky është arrestuar pse ka bërë një krim apo është pjesë e një hetimi shkencor. Nëse është e dyta mund të jetë strumbullar i një aktiviteti korruptiv shumë të madh, sepse sic më ka thënë gazetaria shuma ka qenë shumë e madhe. Duke u nisur nga eksperienca në hetim, jemi përballë një hetimi shkencor.
Ka dy gjëra, do jemi përballë një hetimi shkencor, apo për ta mbyllur. Po ta kenë marrë për ta mbyllur, ikën ky si kokë turku.
Metodikisht janë këto të dyja, edhe nëse ky nuk flet, goditet vetëm ky. Nëse do jetë hetim shkencor, hap një eksperiencë për të gjitha goditjet penale që do vijnë.
Shenjat janë që do shkohet në hetim shkencor, ata kanë nxjerrë shumë prova që hetimi shkencor nuk ua lejon dekonsipirimin e disa provave që kanë nxjerrë
A do zgjerohen hetimet?
Ngjela: A kemi një rast ne që na jep shenjë që mund të jetë edhe këtu kështu? Nuk mundemi dot, krimi i organizuar po hyri me politikën garanton vijimin e tyre. E kam takuar Andreotin në Romë, më tha do marr pafajësi në Gjykatë të lartë, por a do jetojë deriatëherë?
Mori pafajësi pas 6 muajsh vdiq. Ai ishte kapacitet me mbrojtje të madhe. Cfarë ndodh me krimin tonë. I jep para politikës, dhe e ndihmon që të mbajë pushtetin. të jep privilegje për të fituar para dhe ti e ndihmon për të mbajt pushtetin. Nuk mendoj se ky është nga ata strumbullarët e mëdhenj. Pse e mori Meta dhe pse Rama? Ka rëndësi që tani që ka dalë i implikuar na lind mendimi se cfarë mund të sjellë hetimi. E rëndësishme është që na ka dhënë këtë mundësi për të investiguar në retorikë. Por nuk mjafton ky, kur thash pres, pres të tjerë.