Vrasja e tmerrshme e Kristina Joksimoviçit, finaliste e konkursit Miss Zvicra, ka tronditur opinionin publik në vend dhe në botë. Kristina, 38 vjeçe, u mbyt, iu pre koka dhe u copëtua nga bashkëshorti i saj, Marc Rieben, 41 vjeç, i cili më pas frulloi pjesët e trupit të saj në një blender industrial.
Pamja e tmerrshme u zbulua nga babai i saj, kur gjatë vizitës në shtëpinë e saj, ai gjeti një qese të zezë plehrash në dhomën e lavanderisë, nga e cila dilte një tufë flokësh biondë.
Sipas informacioneve të zbuluara nga Daily Mail, babai i Kristinës ka qenë për disa orë në shtëpi me dy mbesat e tij, tre dhe katër vjeç, madje ka ngrënë darkë me vrasësin e së bijës, i cili shtiret sikur nuk kishte asnjë informacion mbi zhdukjen e bashkëshortes.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Marku ruante gjakftohtësinë, duke biseduar me të atin e Kristinës dhe duke u kujdesur për fëmijët, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Babai i saj u largua për të marrë nënën e Kristinës dhe kur ata u kthyen, nëna e saj tentoi të telefononte policinë për të raportuar zhdukjen e vajzës së tyre, por autoritetet nuk mundën të ndërhynin pasi Kristina nuk ishte zhdukur prej më shumë se 24 orësh.
Në të njëjtën kohë, babai i Kristinës filloi të kërkonte në shtëpi për ndonjë gjurmë të vajzës së tij. Kur arriti në bodrum, në një dhomë të izoluar me mure të trasha betoni, ku ndodhet dhoma e lavanderisë, gjeti një qese të madhe plehrash të zezë me flokë biondë të dalë jashtë. Kur e hapi, pa kokën e prerë të së bijës. Fëmijët po luanin aty pranë.