• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kriza ekonomike godet industrinë gjermane, shkurtohen 120 mijë vende pune

February 18, 2026
in Bota

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë.

Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës. Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë relativisht më të mirë me një humbje prej rreth 2.000 vendesh pune në Gjermani.

“Industria gjermane është në një krizë të thellë”, tha Jan Brorhilker, ekspert menaxhues i EY. Të ardhuat e kësaj industrie janë tkurrur me pothuajse pesë përqind që nga viti 2023. Në kët kontekst humbjet e vendeve të punës ende janë të moderuara. Por një gjë është e qartë: “Një rritje e vërtetë dhe e rëndësishme ekonomike do të ishte e nevojshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme të vendeve të punës.”

Priten shkurtime të tjera gjatë vitit 2026

Trendi ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2026. Ekspertët në firmën konsulente EY kanë frikë se industria do të zvogëlojë më tej fuqinë punëtore këtë vit për shkak të porosive të dobëta dhe presionit të fortë konkurrues. Kësaj i shtohet edhe numri në rritje i falimentimeve, veçanërisht midis furnizuesve të automobilëve, thotë Brorhilker. Për më tepër, prodhuesit e makinave po zgjerojnë gjithnjë e më shumë prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin jashtë vendit – “në kurriz të vendeve të punës në Gjermani”.

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten skeptikë. Vërtet ata presin që ekonomia gjermane të rritet me rreth një përqind në vitin 2026, pas viteve të tëra stanjacioni. Megjithatë, do të duhet kohë që kjo të përkthehet në rezultate të prekshme për bizneset. Ekonomistët parashikojnë një rritje me bazë të gjerë vetëm në vitin 2027, kur miliardat në shpenzimet qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të kenë efektin e tyre të plotë.

Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, paraqet një pamje të zymtë për ekonominë gjermane, nëse qeveria gjermane nuk ndërmerr reforma gjithëpërfshirëse. Ai argumenton se thjesht mungon fuqia punëtore për të arritur normat e rritjes në të kaluarën. Fratzscher bën thirrje për rritje të taksave dhe një ulje të ndjeshme të subvencioneve./DW

Next Post

Merz nuk do të shkojë në Uashington për Bordin e Paqes: Mënyra e strukturimit të organizatës, e papranueshme për kushtetutën gjermane

Me shumicë votash Italia i bashkohet takimit të Bordit të Paqes si vëzhguese, Ministri i Jashtëm Tajani : S’ka alternativë tjetër ndaj planit amerikan!

Negociatat 3-palëshe në Gjenevë, përfundon raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës! Sot takimi i radhës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved